Kryesore

EMA: Fitimet nga AstraZeneca tejkalojnë rreziqet për efekte anësore

               Publikuar në : 16:39 - 07/04/21 liberale

Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi të mërkurën një lidhje të mundshme mes vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut te personat që e kanë marrë atë.

Zbulimi, edhe pse bëhet fjalë për një numër tepër të vogël rastesh, është një pengesë në luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit.

“Një shpjegim i pranueshëm për kumbimin e mpiksjes së gjakut dhe uljen e trombociteve të gjakut është se vijnë si reaksion i sistemit imunitar”, tha EMA.

Megjithatë, EMA shtoi se përfitimet nga vaksina e prodhuar edhe me ndihmën e Universitetit të Oksfordit janë shumë më të mëdha sesa rreziqet dhe efektet anësore.

“Raportimet për mpiksjen e gjakut janë shumë të rralla dhe në të përgjithshme, përfitimet e vaksinës tejkalojnë rrezikun për efekte anësore”.

Shumica e rasteve të raportuara me trombozë ka ndodhur te gra nën moshën 60 vjeç, deri në 2 javë pas marrjes së vaksinës.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back