Showbiz

Elvis Pupa u bë pjesë e "BBV2", partnerja e tij flet për periudhën kur artisti ndodhej brenda

Shkruar nga Liberale
Elvis Pupa u bë pjesë e "BBV2", partnerja e tij flet

Bashkëshortja e aktorit Elvis Pupa, ka folur për periudhën kur artisti u bë pjesë e 'Big Brother'. Ajo tha se e përjetoi shumë keq, pjesën e largesisë nga ai, edhe pse mund ta shihte 24 orë nga ekrani i televizorit.

Lei Kraja: A e përgatite nga ana emocionale?

Belinda Pupa: Faktikisht është ai që më ka përgatit mu, iu mbush mendja për ta bërë, dhe në momentin që e vendosi suporti maksimal. S’kisha asnjë frikë për të, me thënë të drejtën. Ashtu siç e kam mendu, jam lumturu se e kam njoft më shumë partnerin. Biles i kam kërku dhe falje, e i kam thënë “obobo sa më paske duruar mua.

Lei Kraja: Të mori malli kur iku nga Australia?

Belinda Pupa: Mendoja se do ishte e lehtë se do e shihja çdo ditë në televizor, por ndodhi komplet e kundërta, thjesht fakti që s’ia dëgjoja zërin në darkë, ose që s’kishim një moment intim. Faktikisht kur ai doli, unë u gëzova shumë. E kisha biletën të prerë dy javë pasi të mbaronte Big Brother, e afrova, e solla të nesërmen e daljes së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH