Aktualitet

Elvin Meka: Shqipëria vend unikal, nuk ka treg të mirëfilltë sekondar të bonove të thesarit, bankat kanë monopolin

Shkruar nga Liberale
Elvin Meka: Shqipëria vend unikal, nuk ka treg të mirëfilltë

Lidhur me rekordin e investimt në borxhin e brendshëm ku në fund të muajit mars pati 2074% investime nga individët, eksperti i financave, Elvin Meka, thotë se ka lëvizje për interesat në tregun e borxhit qeveritar.

Në një lidhje me "MCN Economy", ai deklaroi se jetojmë në një situatë ku ende kemi presione të larta inflacioniste, dhe se për fat ende jemi në një situatë pauze nga Banka e Shqipërisë afatshkurtër, për të konsideruar më tej rritjen e normës bazë të interesit.

Lidhur me normat afatshkurtëra, Meka tha se ky paradoks mund të shpjegohet dhe me hapësirën e ngushtë që po gjen gjithmonë e më shumë borxhi afatshkurtër, me bonot 36 mujore, pa futur bonot 12 mujore.

Sipas tij, në 5-6 vitet e fundit qeveria po shtyhet drejt borxheve afatgjata, për të fiksuar në një interval të gjatë kohe koston e borxhit afatgjatë dhe për të shmangur rrezikun e riinvestimit në këtë borxh.

Ai shtoi se duke qenë se borxhi afatshkurtër zë më pak pjesë në totalin e borxhit, profesionistë të fushës veprojnë me logjikën afatshkurtër në investime, për sa i përket periudhave inflacioniste, ose ku pritshmëritë për rritjen e inflacionit janë në rritje, është jo normale të kërkosh të investohesh me norma afatgjata interesi.

Meka shtoi se synohet gjithmonë instrumenti ka një kërkesë të shtuar në pjesën e instrumenteve afatshkurtër.

"Qeveria përballë biznesit nuk e ka riskun e falimentit. Ekzistojnë dy arsye që shpjegojnë këtë lloj paradoksi shqiptar, që kur janë krijuar bonot e thesarit, e para vjen nga roli monopol që kanë pasur bankat në Shqipëri në këtë treg, ky treg ka qenë pothuajse gjithmonë tregu i bankave.

Diktojnë përqindjet e tyre, vetë struktura e bilancit të bankave shqiptare në dallim me bankat e tjera edhe të vendeve të rajonit, është jashtë çdo logjike dhe arsye. Sasitë e investuara në letra me vlerë të qeverisë, kalojnë çdo standard ndërkombëtar. Bankat në Shqipëri në një farë mënyre funksionojnë si fonde investimesh.

Një pjesë të mirë të depozitave të shqiptarëve shkojnë drejtpërdrejtë nga bankat shkojnë në investime boni thesari, ua mbledhin me 0% dhe investojnë me 4% dhe kjo shpjegon fitimin masiv se sistemi bankar në Shqipëri është ndër më fitimprurësit në botë.

Ka mungesë totale konkurrence në tregun sekondar të letrave me vlerë në Shqipëri.

Shqipëria ndoshta është vendi unikal në Europë që nuk ka një treg të mirëfilltë sekondar të bonove të thesarit ku individët me lehtësinë më të madhe ose çdo lloj operatori dhe investitori të mund të shesin dhe të blejnë bonot e thesarit, një treg i tillë nuk ekziston në Shqipëri. E para se është monopol total i bankave.

Mënyra se si është organizuar sistemi financiar në Shqipëri dhe mënyra që mungon konkurrenca, Shqipëria është ndoshta ndër të paktat vende që në vend të promovohet konkurrenca, shtypet.

Konkurrenca në tregun sekondar të bonove të thesarit jo është zëro, por është minus. Nëse një investitor, blerës kam blerë bono thesari 100 mijë lekë dhjetë ditë më parë, dua ti marr mbrapsht paratë, nëse shkoj të marrë paratë, janë vetëm bankat të autorizuara të shesin dhe blejnë bonot, nuk kam një ndërmjetës tjetër, të ofrojë aktivitet në bursë.

Shqipëria është e vetmja bursë në botë që ka vetëm banka, nuk ka institucione jofinanciare banke. Tregu mbetet i mbyllur.

Nëse do shkoj në bankë të kthej këto bono thesari, banka do më marrë një pjesë të principalit se komisionet e bankave janë tërësisht abuzive dhe arbitrare që shkon 7-9%. Jo vetëm nuk fiton por do paguash dhe 4%.

Bonot e thesarit kthehen me vështirësi në likuiditet në Shqipëri, pasi do të duhet të paguash dhe është njëlloj si të humbasësh. Prandaj preferohen masivisht depozitat përkundrejt bonove të thesarit.

Kur tregu i bonove të thesarit të vendoset realisht në bursë, aty do të shihet konkurrenca, ku përveç bankave të futen dhe operatorë të tjerë në treg.

Dhe tregu sekondar do kushtëzojë normat e interesit edhe në tregun primar, duke i ulur normat e nteresit dhe të aplikojnë komisione ndërmjetësimi shumë konkurruese", u shpreh Meka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH