Showbiz

Elvana Gjata do të jetë pjesë e “Big Brother Vip", ja si përgjigjet Jonida Vokshi

Shkruar nga Liberale
Elvana Gjata do të jetë pjesë e “Big Brother Vip", ja

Shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Kështu u shpreh Jonida Vokshi.

“Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora. Është shumë e gjerë, është jashtëzakonisht e larmishme nga kudo ka shqiptar dhe janë personazhe që kanë shumë për të dhënë aty brenda.”

Ndër të tjera tregoi se i kanë shkruar personazhe të konfirmuar ka por asnjëri prej tyre nuk i ka kërkuar që të ndikoj për të shkuar në gjysmë finale apo finale.

Dy nga emrat e shumëpërfolur si pjesë të shtëpisë më të famshme janë Ylli Limani dhe Elvana Gjata. Përgjigjen për të dy e dha Jonida. Ajo nënvizoi se është e sigurt që Elvana nuk do të jetë pjesë, ndërsa për Ylli Limanin nuk ka asnjë informacion.

“Jo nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte por jo”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH