Showbiz

Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen e Philipp Plain (Foto)

Shkruar nga Liberale
Elton Ilirjani rrëmben vëmendjen e Philipp Plain (Foto)

Jehona e New York Fashion Week vazhdon ende nëpër rrjete sociale. Pas suksesit në pasarelë, Elton Ilirjani ka rrëmbyer vëmendjen e disa prej emrave më të njohur të biznesit të modës dhe jo vetëm.

Gjiganti Philipp Plain duket në komentet e një prej videove të postuara nga Ilirjani me një mori zemrash të kuqe duke nënkuptuar pëlqimin e tij. Mos ndoshta është ky fillimi i një bashkëpunimi mes dy palëve?

Ndërkohë, Spring Studios, studio prestigjoze në New York ku organizohen evente të rëndësishme, gjithashtu ka dhënë bekimin e saj në komente.

Nga ana tjetër, emra si Mark Dekoda, DJ i njohur i muzikës Techno, modeli ndërkombetar Rudy Bundini dhe soprano me famë botërore Ermonela Jaho, gjithashtu shihen mes komenteve dhe komplimenteve të shumta.

Komente on line dhe kritika pozitive nga “Resident” , “Envimedia” dhe prestigjozja “V magazine” i shtohen po ashtu suksesit te Ilirjanit në këtë rrugëtim, për të cilin ai u shpreh se është vetëm fillimi.

[gallery columns="1" jnewsslider="true" ids="1281463,1281464,1281465,1281466"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH