Aktualitet

Eliminohen të gjitha vatrat e zjarrit në Gjirokastër

               Publikuar në : 10:24 - 04/08/21 liberale

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka njoftuar sot se flakët në Gjirokastër janë vënë në kontroll në të gjitha vatrat që ishin aktive në këtë qark.

Më tej ministri sqaron, se gjatë gjithë natës Forcat e Armatosura kanë qenë të angazhuara dhe kanë arritur që të eliminojnë vatrat.

Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm”, është ky njoftimi i Peleshit.

Në Gjirokastër një ditë më parë u shënuar dhe viktima e parë nga zjarret, pasi në fshatin Asim Zenel flakët arritën deri tek shtëpitë.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back