Aktualitet

Elbasani në ‘shtetrrethim’ gjatë mbrëmjes, çfarë po ndodh në qytetin problematik?

Shkruar nga Liberale
Elbasani në ‘shtetrrethim’ gjatë mbrëmjes,

Forcat të shumta të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion në disa banesa në qarkun e Elbasanit, pasi dyshohej se aty fshihej një person në kërkim.

Gjatë kontrolleve ka patur disa persona të shoqëruar, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre.

Kontrollet janë zhvilluar edhe në disa qytete në qarkun e Elbasanit, si në Peqin, Cërrik dhe Belsh.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar edhe një kilogram heroinë.

Më herët një operacion i ngjashëm u zhvillua  në Shijak.

Duket se policia po kërkon personazhet e botës së krimit, të lakuara këto ditë edhe në media.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH