Aktualitet

Elbasan/ Ndërron jetë kamarieri që u godit nga klienti

               Publikuar në : 20:11 - 07/10/21 liberale

Pas pesë ditësh në gjendje kome, ka ndërruar jetë kryekamarieri i një kompleksi në Labinot të Elbasanit, i cili u godit nga një klient. Gazment Kurmaku, 50 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës.

I gjithë debati nisi për një tavolinë të rezervuar në restorantin ku punonte 50-vjeçari.

Autori Erjon Llapushi, kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar duke e goditur me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni, duke përfunduar në gjendje kome.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back