Aktualitet

Elbasan, digjen makinat e ish-gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij

Shkruar nga Liberale
Elbasan, digjen makinat e ish-gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij

Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e  sotme në bulevardin kryesor të Elbasanit, afër stadiumit "Elbasan Arena".

Dy mjetet janë në pronësi të një çifti bashkëshortësh, gjykatësit Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Kongresi”, Elbasan,  ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç,  banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH