Aktualitet

Elbasan/ Banesat e braktisura janë kthyer në banesa vjedhje dhe droge

Shkruar nga Liberale
Elbasan/ Banesat e braktisura janë kthyer në banesa vjedhje dhe droge

Në Elbasan është vënë re një fenomen ku banesat e braktisura nga banorët janë kthyer në vende të përdoruesve të drogës dhe kjo gjë po vihet re në mes të qytetit.

Është pikërisht në lagjen “5 Maji”, ku këto banesa janë në mes pallateve duke u kthyer në shqetësim serioz për banoret, jo vetëm natën, por edhe në mes të ditës.

Banorët thonë se për shkak të përdoruesve që frekuentojnë këto ambiente të braktisura, në lagje janë shtuar edhe vjedhjet.

Mirëpo  edhe pse disa herë kanë shprehur shqetësimin e tyre, asgjë nuk ka ndryshuar ndërsa vendi është kthyer në burim infeksioni dhe tualet publik.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH