Kryesore

El Chapo dënohet me burgim të përjetshëm

               Publikuar në : 16:39 - 17/07/19 R Liberale

Një gjykatës amerikan ka dënuar bosin meksikan të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán me burgim të përjetshëm plus 30 vjet.

Në shkurt Guzmán, 62 vjeç, u shpall fajtor për 10 akuza, duke përfshirë trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave, nga një gjykatë federale në Nju Jork.

Ai u arratis në një burg meksikan përmes një tuneli në vitin 2016, por u arrestua më vonë. Ai u ekstradua në SHBA në vitin 2017.

Ai është ish-kreu i kartelit Sinaloa, që zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA.

Gjatë gjykimit dëshmitarët thanë se kishte torturuar armiqtë e kartelit të tij.

(Visited 67 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *