Aktualitet

Ekzekutuan babë e bir/ Arrestohet i riu, informator i fisit Çapja

Shkruar nga Liberale
Ekzekutuan babë e bir/ Arrestohet i riu, informator i fisit Çapja

Ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit një i ri, i afërt me fisin Çapja, i akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 në këtë qytet.

Në pranga përfundoi, Klajdi Dekoli, i cili dyshohet se ka dhënë informacion për vrasjen e shtetasit Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir, ngjarje e ndodhur më 15 gusht 2012.

Për krimin e rënë akuzohen shtetasit Jorgo Leku, Etien Cani dhe Ervis Bardhi.

Burime nga organi i hetimit bëjnë me dije për “Panorama” se ka qenë bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi ai që ka zbërthyer gjithçka përpara hetuesive në lidhje emrat e përfshirë në vrasjen e rëndë.

Policia pritet të zhvillojë të tjera hetime që mund të çojë në arrestimin e personave të tjerë të implikuar në lidhje me këtë vrasje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH