Aktualitet

Ekzekutimi i 71-vjeçarit, Balla: Policia bëri gjithçka siç duhej

Shkruar nga Liberale
Ekzekutimi i 71-vjeçarit, Balla: Policia bëri gjithçka

Pas ekzekutimit të 71-vjeçarit në Elbasan, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Përmes një shënimi në Facebook, Balla thotë se Policia bëri gjithcka mundi dhe si duhet dhe se ajo nuk mund të lejojë të rrezikohet jeta e qytetarëve.

Reagimi i plotë

Policia e Shtetit është në krye të detyrës në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe garantimit të rendit publik. Shërim të shpejtë dy djemve të rinj që pabesisht teksa kalonin rrugën ranë pre e sulmit sot në Elbasan. Policia bëri gjithçka mundi dhe ashtu siç duhej, por askush nuk mund të guxojë të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH