Aktualitet

Ekstradimi i turkut/ Ish-deputeti: Lleshi nuk bëzan ende, Rama...

Shkruar nga Liberale
Ekstradimi i turkut/ Ish-deputeti: Lleshi nuk bëzan ende, Rama...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka reaguar për ekstardimin e 42-vjeçarit truk nga Shqipëria drejt Turqisë.

"Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen", shkruan ai në një postim në "Facebook".

Postimi i Genc Pollos:

Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen. Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.

P. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH