Aktualitet

Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve

Shkruar nga Liberale
Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e

Grupi “Homeland Justice”, që ka marrë përsipër sulmet e fundit kibernetike ndaj faqeve shtetërore, ka publikuar këtë të Hënë të tjera materiale, ku ekspozohen të dhëna të qytetarëve shqiptarë.

Në rrjetet sociale, “Homeland Justice”, publikon një dokument voluminoz ku zbulohen qendrat e votimeve të qytetarëve.

“A nuk keni filluar të pendoheni që votuat për zyrtarët tuaj të korruptuar”, është mesazhi i hakerave bashkangjitur dokumentave të publikuara.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar më herët një sërë dokumentash. Mes tyre, kanë qenë certifikatat e sigurisë të punonjësve të Ministrisë, si edhe lista të zgjedhësve.

Të dhëna të tjera që janë publikuar prej tyre janë patentat, targat, pagat si dhe listën e punonjësve të SHISH. Ata kanë publikuar dhe të dhënat personale të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ish-kreut të SHISH, Helidon Bendo, nënkryetarit Oljan Kanushi, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe e-mailet e këtij të fundit.

Lista me fluturimet e kryeministrit Edi Rama ishte një tjetër publikim që ngjalli debat në vend, me opozitën që ka kërkuar komision hetimor, duke akuzuar Ramën për shpërdorim detyre dhe vjedhje të parave publike. Kërkesa megjithatë u refuzua nga mazhoranca socialiste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH