Kryesore

Eksperti: Koronavirusi do të na shoqërojë për disa dimra të ardhshëm

               Publikuar në : 16:32 - 23/02/21 liberale

Pavarësisht programeve të vaksinimit, Covid-19 do të jetë një problem që do të na shoqërojë për disa dimra të ardhshëm, deklaroi shefi i mjekësisë angleze, Chris Whitty.

“Kjo është diçka që ne do duhet ta përballojmë për një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, ka të ngjarë të jetë një problem veçanërisht gjatë dimrit, për disa dimra të ardhshëm”, tha Whitty.

Shefi mjekësor për Anglinë tha se sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, për të cilat ka vaksina, ende shkaktojnë një numër të konsiderueshëm të vdekjeve çdo vit, dhe beson se kështu do të bëjë edhe Covid-19.

“Kam frikë se koronavirusi do të shtohet në atë listë të sëmundjeve që edhe përkundër vaksinimit, mund të jenë një rrezik për shtresat më të rriskuara. Ne vaksinojmë kundër gripit, vaksinojmë kundër pneumonisë pneumokoksike dhe akoma ka raste dhe vdekje”, shtoi ai.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar do të lehtësojë izolimin e vendosur për të luftuar përhapjen e Covid-19, ndërsa parashikon në muajin qershor hapjen e plotë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back