Globi

Eksperti: Covid i pranishëm shumë më herët se të shfaqej në Kinë

Shkruar nga Liberale
Eksperti: Covid i pranishëm shumë më herët se të

Koronavirusi mund të ketë qenë i përhapur në të gjithë botën derisa është shfaqur në kushte të favorshme mjedisore, ka pohuar një ekspert.

Dr. Tom Jefferson, nga Qendra për Mjekësi të Bazuara në Evidenca (CEBM) në Universitetin e Oksfordit, ka rrëfyer një varg zbulimesh të fundit që tregojnë praninë e virusit në të gjithë botën përpara se të shfaqej në Azi.

"Gjurmët e Covid-19 janë gjetur në mostrat e ujërave të zeza nga Spanja, Italia dhe Brazili që para se të shfaqej në Kinë.

Shpjegimi mund të jetë vetëm se këta agjentë nuk vijnë ose shkojnë askund. Ata janë gjithmonë këtu dhe diçka i ndez ata, mbase mbipopullimi ose kushtet mjedisore, dhe kjo është ajo që duhet të kërkojmë", ka thënë eksperti.

Në një intervistë për 'The Daily Telegraph', Dr Jefferson ka bërë thirrje për një hetim se si dhe pse virusi duket se lulëzon në mjedise të tilla si fabrika ushqimore dhe për paketimin e mishit.

D.r Jefferson beson se kjo mund të zbulojë rrugët e reja të transmetimit, siç është përmes sistemit të kanalizimeve ose lehtësirave të përbashkëta.

Ai i tha gazetës: «Gjëra të çuditshme si kjo kanë ndodhur me gripin spanjoll. Në vitin 1918, rreth 30% e popullsisë vdiqën nga gripi spanjoll dhe ata nuk kishin pasur asnjë komunikim me botën e jashtme"./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH