Globi

Eksperti amerikan: Do të bashkëjetojmë për disa vite me maskat

Shkruar nga Liberale
Eksperti amerikan: Do të bashkëjetojmë për disa vite me

Ekspertët e Shëndetit nuk do t’u kërkojnë amerikanëve që të heqin maskat për një periudhë të gjatë kohe.

Kjo sipas Eric Toner, një studiues i vjetër në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Toner ka qenë duke u përgatitur për një pandemi si kjo e koronavirusit si pjesë e punës së tij për vite me radhë, shkruan Fox13News.

Johns Hopkins praktikon simulime të viruseve si pjesë e protokollit të gatishmërisë, me qëllim që t’u ofrojë ekspertëve të shëndetit publik dhe politikë bërësve një plan për hapat që duhet të ndërmarrin gjatë një pandemie.

Një nga ato simulime u zhvillua në tetor të vitit 2019, kur Toner dhe një ekip studiuesish nisën një simulim pandemik të koronavirusit në New York, duke kaluar nëpër skenarë të ndryshëm se si banorët, qeveritë dhe bizneset private do të reagonin hipotetikisht ndaj kërcënimit.

Një gjë që atij i bëri më shumë përshtypje është: Mbulimi i fytyrës është një mbrojtje jetësore për të ndaluar përhapjen e virusit. Eksperti beson se Covid-19 nuk do të ngadalësohet në SHBA edhe pse shtetet kanë nisur gradualisht rihapjen.

“Nuk do të ketë asnjë përgjumje gjatë verës me një valë më të madhe gjatë vjeshtës. Eshtë e qartë se ne kemi një ringjallje të konsiderueshme të rasteve gjatë verës, dhe ato do të bëhen më të mëdha. Dhe do të vazhdojë derisa të mbyllim gjërat përsëri.

Unë mendoj se mbajtja e maskës dhe një shkallë e mbajtjes së distancës sociale do të vijojë të jetojë me njerëzit për të paktën disa vite. Në fakt është shumë e thjeshtë, nëse ne mbulojmë fytyrën, dhe nëse ju dhe personi me të cilin ju po bashkëveproni është duke mbajtur maskë, rreziku i transmetimit zvogëlohet,” shpjegoi Toner.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH