Aktualitet

Ekspertët italianë: Rreziku nga tërmetet në Ballkan është maksimal

Shkruar nga Liberale
Ekspertët italianë: Rreziku nga tërmetet në Ballkan

Tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Përveç raportimeve në mediat online, gazeta “ “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim në print me titull “‘Rripi i zjarrit’ në Mesdhe që e bën Ballkanin të dridhet”.

Duke ju referuar ekspertëve italianë, ata shkruajnë se rreziku nga tërmetet në Ballkan është maksimal, bazuar në hartën e rrezikut të tërmeteve në Evropë.

Në këtë hartë, fasha që shkon nga Turqia në Shqipëri duke kaluar nëpër Greqi, është me ngjyrë vjolë të ndezur që është baraz me shenjën e rrezikut maksimal.

Sizmologët e krahasojnë një goditje 6.5 me energjinë e çliruar nga bomba atomike e Hiroshimës dhe Durrësi “nga arkitektura i ngjan shumë Italisë së pasluftës” tregon një gjeolog për median italiane, i cili në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës po vlerëson pasojat e tërmetit të rënë dje.

“Grataçiela edhe 20 katëshe ngrihen me shpejtësi pa asnjë planifikim. Goditja e shtatorit kishte provokuar dëme serioze, madje edhe në muzeun Arkeologjik”, shkruan La Repubblika duket iu referuar Durrësit, citon Panorama.

Sipas një zyrtari të drejtorisë së Tërmeteve në Itali, “ka shumë mundësi që goditja e dy muajve më përpara ishte parapërgatitje për tërmetin e rënë më 26 nëntor”, citon Panorama.

Por për ekspertët nuk ka motiv të mendohet se një goditje si ajo në Shqipëri mund të pasohet me goditje edhe në Itali./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH