Letërsi

"Ekranizimi i romaneve të Kadaresë dhe mallkimi i diktaturës"

Shkruar nga Liberale
"Ekranizimi i romaneve të Kadaresë dhe mallkimi i

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me "Ekranizimi i romaneve të Kadaresë dhe mallkimi i diktaturës shqiptare". 

Duke e hapur kështu me një Recensë me titull: "Kafshët dhe Njeriu, vëllezër në luftën për jetën". 

 Kafshët e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në katërmbëdhjetë  tregime, ku njerëz e kafshë bashkëndajnë karakteristikat, si edhe peripecitë e jetës, duke ngritur pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën.

Për të vijuar më tej me "Mallkimi i diktaturës shqiptare", një Ese nga Fituesi i Çmimit Kadare 2021, Gani Mehmetaj.

Nuk qëndron arsyetimi se romanet e Kadaresë janë të papërshtatshëm për film. S’ka roman që s’mund të bëhet film.

Albert Gjoka vjen me një analizë të librit me tregime “Flutura mes gjinjve” të Mira Meksit, botim i shtëpisë botuese “Onufri”.

"Risi në prozën e shkurtër shqipe", titullohet shkrimi.

Tregimi i Mira Meksit është një ndalesë në prozën e shkurtër shqipe; është një shtegtim i sigurt drejt postmodernes në letrat shqipe.

Llojshmëria e ndërveprimit me modele përtej-europiane, i jep një veçantësi prozës së shkurtër të Mira Meksit, por prej këtej burojnë edhe faktorë të tjerë, që formësojnë poetikën origjinale të kësaj tregimtareje.

Dhe për ta mbyllur me një shkrim nga një shkrimtar dhe akademik rumun, i quajtur Liviu Antonesei me titull: "Visar Zhiti: Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim".

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print dhe online!  /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH