Ndërsa BBV po i afrohet ditëve të fundit disa nga banorët kanë filluar të tregojnë planet konkrete se çfarë do bënin nëse do fitonin çmimin e madh 100 milion.
Einxhel në një bisedë me Pajtimin tha se nëse ajo do ta fitonte këtë edicion të BBV lekët do t’i përdorë për të hapur një fondacion me qëllim shkollimin e vajzave në pamundësi ekonomike.
“Në Shqipëri ka shumë vajza që nuk kanë mundësi të shkollohen, që prindërit i detyrojnë të martohen vetëm sepse nuk kanë para” u shpreh Einxhel