Veç personazhit të tij, që u kthye padyshim në një fenomen gjatë BBV 2, nga ky sezon do të mbahet mend edhe fjala ‘çapaçul’, që Luiz Ejlli e përdorte shpesh ndaj banorëve të tjerë.
Por kjo fjalë ndau në mes si banorët ashtu edhe publikun, pasi disa i jepnin konotacion pozitiv e të tjerët të kundërtën.
Ndërkohë sot, në një postim në Instastory, Luizi ka publikuar një pjesë nga ‘Abetarja e Gjuhës Shqipe’ ku është përmendur fjala çapaçul, e sipër saj shkruan:
‘Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe’.