Showbiz

Efi flet për nominimet dhe lojën e banorëve: Ishin të gjithë karaktere të dobët, i menaxhonte një person

Shkruar nga Liberale

Pas daljes nga BBV Efi Dhedhes ka qenë e ftuar në disa emisione dhe ka folur për banorët brenda shtëpisë. Së fundi, e ftuar në emisionin “Pardon My French” ajo ka folur edhe për zgjedhjen që bëri Dea Mishel, duke e nxjerrë jashtë lojës. E pyetur nëse do ta bënte të njëjtën gjë, Efi ka thënë se nuk do ta bënte, duke u shprehur se Dea ishte e pafuqishme.

"Jo, nuk do të bëja të njëjtën gjë sepse ajo nuk më konsideronte mua lojtare të fortë po ta mendosh sepse nuk e ka thënë ndonjëherë. Le të vinte në nominim lojtarët që vërtetë ajo i mendonte të fortë. Unë prandaj them që nuk do e bëja sepse mua nuk më pëlqen të konkurroj dhe të jem më e forta, ta di domethënë që fitorja është e imja. Për mua thjeshtë Dea ndjehej shumë e pafuqishme dhe nuk kishte se cfarë të bënte tjetër dhe në sytë e mi thjeshtë e shoh një njeri të pafuqishëm, asgjë tjetër. Unë e kam thënë që për mua aty ishin të gjithë karaktere të dobëta, të cilët i menaxhonte një person dhe asgjë më tepër", u shpreh Efi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH