Editorial

Efekti i vaksinave Pfizer bie mbas 90 ditësh: rrezik infektimi pothuajse 3 herë më i lartë mbas 5 muajsh

Shkruar nga Liberale
Efekti i vaksinave Pfizer bie mbas 90 ditësh: rrezik infektimi pothuajse 3

CRISTINA MARRONE

Që vaksinat kundër Covid nuk janë neutralizues dhe imuniteti bie me kalimin e kohës, është e dokumentuar nga studime të shumta. Një kërkim I sapo botuar në British Medical Journal, i kryer në mbi 80.000 veta në Izrael, një nga të parët Vënde në botë që filloi fushatën vaksinore, por që ka parë rifillimin e infektimeve në dhjetor 2020, vërteton këtë prirje.

Ka dalë se vaksina Pfizer jep një mbrojtje të shkëlqyer në javët e para mbas vaksinimit, por rreziku i infektimit fillon të shtohet mbas 90 ditësh të dozës së dytë dhe rritet gjithnjë më shumë me kalimin e kohës. Studimi është çuar përpara nga kërkuesit e Leumit Health Services dhe bazohet mbi shqyrtimin e kartelave klinike të 83.057 të rriturve (mosha mesatare 44 vjeç) që nga maji deri në shtator nuk kishin shfaqur kurrë shenja të infeksionit me Sars CoV2. Janë përjashtuar ata që kishin marrë Covidin para studimit e që kishin bërë dozën e tretë të vaksinës.

Nga rezultatet del se 7.973 pjesëmarrës (9,6 % e të gjithëve) ka shënuar pozitivitet ndaj tamponit, pothuajse të gjithë me variantin Delta. Përimtimi tregon se, mbas dozës së dytë të vaksinës, treguesi i pozitivitetit rritet me kalimin e kohës: është i barabartë me

1,3 % ndërmjet 21 e 89 ditëve,

2,4 % ndërmjet  90 e 119 ditësh,

4,6 % ndërmjet 120 e 149 ditësh,

10,3 % ndërmjet 150 e 179 ditësh,

15,5 % mbas 180 ditësh.

Në krahasim me 90 ditët e para mbas dozës së dytë të vaksinës, rreziku i infektimit është 2,37 herë më i lartë mbas 90-119 ditësh,

2,66 herë më i lartë mbas 120-149 ditësh dhe

2,82 herë më i lartë mbas 150 ditëve.

Studiuesit janë të mendimit se ndërpretimi i të dhënave është i kufizuar nga synimi vëzhgues i studimit dhe që nuk është e mundur të përjashtohet ndikimi i të tjerë faktorësh të pa mbajtur parasysh në analizë si gjenealogjia virale, numuri i familjarëve bashkëjetues dhe dendësia e popullsisë. Përimtimi është projektuar për të çmuar efektin e kohës së kaluar nga vaksinimi mbi rrezikun e infektimit dhe nuk ka vlerësuar aftësinë e këtyre infeksioneve “revolucionare” në termat e nevojës për një shtrim në spital, ventilimin mekanik, vdekshmërinë.

Në çdo rast studimi është kryer mbi një numër të gjërë njerëzish që kanë marrë të njëjtën vaksinë, pra rezultatet janë mjaft të sigurta për të përfunduar se mbrojtja e marrë nga dy dozat e vaksinës të Pfizer-BioNTech pakësohet me kohë dhe rreziku i infektimit shtohet hap mbas hapi mbas tre muajve të parë. Përfundimet këshillojnë se mund të jetë e justifikuar konsiderata e një doze të tretë të vaksinës në kohë të afërta. N’Itali sapo u vendos për të vazhduar me dozën e tretë për të gjithë ata që kanë mbushur 18 vjeç, mbas së paku 5 muajsh nga doza e dytë.

“Corriere della Sera”   

 Përktheu  Eugjen Merlika

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH