Aktualitet

Efektet e protestës së kontrolloreve, Zogaj: Përfitoi kryeministri

               Publikuar në : 21:09 - 09/04/21 liberale

Në emisonin Java në RTSH këtë  të premte analsiti  Preç Zogaj publikoi  një shënim të tij për protestën e kontrollorëve të Rinasit. Ja teksti:

Në potpurinë e akuzave  se kush qëndronte prapa  ngjarjeve të Rinasit ishte dikush që tregoi me gisht Edi Ramën. Ky ishte Lulzim Basha. Rama  është i vetmi përgjegjës për këtë, tha Basha, duke i kërkuar të ndalë  menjëherë grevën.

Nuk e dimë çfarë di konkretisht Basha për  rolin e Ramës në këtë ndodhi. Në pamjen e jashtme, të  ngjarjes kryeministri ngjan të jetë i shënjuari për t’u goditur, jo shënjuesi.

Basha mund ta ketë pasur fjalën për shpërfilljen e gjatë nga kryeministri të ankesave të kontrollorëve që kanë nisur prej një viti. Pra shpërfillja provokoi një kundërveprim të llogaritur keq nga ana e tyre.  Ata  ranë në kurthin e shpërfilljes.

Ose mund të ketë treguar me gisht Edi Ramën thjesht duke u nisur nga pista e njohur “kush përfton” në hulumtimin e ngjarjeve të ngatërruara.

Sepse ishte vetëm Rama përfituesi politik i ngjarjes.

Edhe duke qenë një protestë e pastër kundër uljes së rrogave.

Edhe po të jetë e kurdisur politikisht-versioni numër një, të cilit i mëshon Rama, duke rritur dozën e spekulimit, pasi i doli zogu në shteg.

Njerëzit që u lanë në tokë pa paralajmërim, ndërsa kishin prenotuar fluturimet; njëqind mijë vaksina që pritej të vinin pikërisht ditën e bllokimit të fluturimeve; mesazhi që jepte dhe pikëpyetjet që ngrinte bllokimi i aeroportit të vetëm ndërkombëtar për stërvitjen “Defender 21”, me e madhja e trupave të NAT0-s në vendin tonë pas pak javësh, mesazh i cili më e pakta nxori në ditë vulnerabilitetin e sigurisë  dhe normalitetit të fluturimeve në qiellin e Shqipërisë- të gjitha këto shërbyen si gola për qeverinë.

Edhe pse Basha tha atë që tha, ndërsa  opozita e tij po e kërkon suksesin me përpjekje të mëdha duke denoncuar dështimet e qeverisë  e duke shpalosur  programit të saj.

Ka diçka që nuk shkon në konfigurimin, koordinimin dhe disiplinën e forcave anti-Rama në vend. Kjo duket qartë. Së paku në rrafshin e  marrëdhënieve me publikun.

Diçka që duhet riparuar sa më parë.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back