Aktualitet

Edukatorja me Covid, mbyllet kopshti në Ballsh

Shkruar nga Liberale
Edukatorja me Covid, mbyllet kopshti në Ballsh

Koronavirusi vazhdon të mbyllë institucioent arsiomore në vendin tonë. Kopshti numër 1 në Ballsh ka ndërprerë përkohësisht procesin mësimor pasi një edukatore u konfirmua pozitive me Covid-19.

Mësohet se i gjithë stafi, prej 12 personash, është karantinuar dhe është në pritje të përgjigjes së tamponit.

Në këtë kopsht janë mbi 100 fëmijë, të cilët deri në një urdhër të dytë nga ana e autoriteteve, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH