Aktualitet

Edukatorja me Covid-19, mbyllet edhe kopshti i Peqinit

Shkruar nga Liberale
Edukatorja me Covid-19, mbyllet edhe kopshti i Peqinit

Kopshti publik në Peqin është mbyllur, pasi edukatorja është infektuar me Covid-19.

Sipas, Panorama, përvec edukatores, edhe 10 punonjëse kanë shfaqur simptoma të virusit, por ende nuk u ka dalë përgjigja e tamponit.

Po ashtu në këtë qytet ka rezultuar e infektuar edhe një zyrtare e Ujësjellës Kanalizimeve.

Sot në të gjithë vendin u testuan pozitivë 302 persona, ndërsa në rrethin e Elbasanit ishin të infektuar nëntë persona.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH