Globi

Edukatore e "çmendur", tmerron me maskë fëmijët e vegjël

Shkruar nga Liberale
Edukatore e "çmendur", tmerron me maskë fëmijët

Një rast tronditës ka ndodhur në një kopsht ku një edukatore, në Mississippi, ka tmerruar fëmijët me një maskë.

Ndërkohë gjithçka tregohet në një video ku po qarkullon në rrjet, ku shihet se gruaja me maskë përkulet mbi një fëmijë dhe e pyet nëse është i keq dhe nëse do t'i duhet ta nxjerrë jashtë.

Një prej vogëlushëve përpiqet të fshehë fytyrën nga gruaja e maskuar, duke thënë jo dhe duke tundur kokën.

Më pas, edukatorja shkon në një dhomë tjetër, duke paralajmëruar grupin e dytë të fëmijëve që të "bëhen gati".

Tre fëmijë shihen duke u përpjekur të fshihen pas rafteve, ndërsa gruaja i bie derës. Kur hyn brenda, dëgjohen duke bërtitur nga frika. Ajo u afrohet fëmijëve dhe fillon të ndjekë një fëmijë të vogël që po qan.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH