Showbiz

Eduart Grishaj: Arbana është shumë e vështirë, ndërkohë që xhironim filmin kemi bërë edhe fëmijët

Shkruar nga Liberale
Eduart Grishaj: Arbana është shumë e vështirë,

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, Eduart Grishaj ka folur edhe për rolin e Arbana Osmanit si aktore e filmit "Sofia".

Ai tha se partnerja e tij, është shumë e vështirë si aktore, pasi bënte shumë dubla, ndërsa nga ana tjetër edhe kritikja më e madhe e tij.

“Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla. Arbanës çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar. Ndërkohë që xhiroja filmin, kemi bërë dhe fëmijët. Është më e vështirë të bësh regjisorin sesa babanë”, u shpreh Grishaj në "Euronews Albania".

Burimi: Euronews

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH