Publicisti Edmond Tupja ka qenë së fundmi i ftuar në "Vila 24", ku foli për gjuhën shqipe. Ai u shpreh se ajo po shkon drejt humnerës, pasi vendi po zbrazet dhe njerëz të tjerë nga të tjera vende po vijnë.
Sipas tij nuk është problemi se po vijnë të huaj, por ata duhet ta mësojnë shqipen, në mënyrë që gjuha të mos humbasë.
“Gjuha shqipe po shkon drejt humnerës. Vendi po zbrazet, po vinë të tjerë nga vende të tjera, mund të vinë dhe nga Afrika tha njëherë kryeministri, levizja e lirë por shqipja vdes. Nuk po them pse po vinë, por ata duhet ta mësojnë shqipen, pse unë duhet të harroj shqipen për t’u përshtatur me ta. Po ikin shprehje frazeologjike shqiptare”, tha profesor Tupja. /Liberale.al