Aktualitet

Edmond Budina flet për gjendjen shëndetësore pas infektimit me Covid

               Publikuar në : 17:24 - 19/06/20 liberale

Regjisori Edmond Budina ka folur për infektimin e tij me koronavirus, ndërsa shprehet se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Jam shumë mirë, e kam bërë tamponin dhe kam dalë pozitiv, nuk dua të flas gjatë sepse do të dal me një deklaratë publike më vonë. Jam shumë mirë dhe pa simptoma por pozitiv. Jetoj vetëm, nuk kam persona në familje që të mund t’ju merrej tamponi”, tha Budina.

Ndërkohë që mësohet se infektimi ka ardhur pasi 3 vëllezërit Budina kujdeseshin për hallën e tyre të moshuar, ndërkohë që gjatë kohës që ishin marrë me çështjen e Teatrit Kombëtar, kishin punësuar një grua të kujdesej për të.

Gruaja në fjalë ka rezultuar pozitive dhe kjo ka ndikuar që ISHP të kërkoj me këmbëngulje marrjen e tamponëve për vëllezërit, ku mësohet se Edmondi dhe Roberti kanë rezultuar pozitiv, dhe ky i fundit prej një jave, ndryshe nga i vëllai, ka shfaqur shenja të lehta. Ndërkohë ai ka vijuar aktivitetet e tij si dhe ka pasur gjatë kësaj periudhe kontakte me njerëz të tjerë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back