Aktualitet

Editoriali i Baton Haxhiut në Albanian Post: Korrupsioni në Shqipëri, le të frikësohen bizneset politike

Shkruar nga Liberale
Editoriali i Baton Haxhiut në Albanian Post: Korrupsioni në

Baton Haxhiu

Në këto 40 vjet, korrupsioni ka ngulitur rrënjët e tij thellë në shoqërinë shqiptare, duke zbuluar një histori të zymtë të pasigurisë së institucioneve. Hetimet e fundit të SPAK shënjojnë një ndërprerje, ku dosja e fundit është e shumë përfolura “dosja e Tiranës”.

Emrat që keni dëgjuar janë të fundit dhe çështja e inceneratorëve përfundoi!

Ata që kanë pëshpëritur emrin e kryetarit te Bashkisë së Tiranës nuk duhet ta presin emrin e tij ne mesin e të akuzuarve.

Dosja e Inceneratorëve në Shqipëri: Korrupsioni që Dënoi Ministrin, Zv. Kryeministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm, e kapi fundin me emrat e dosjes së Tiranës.

Historia e inceneratorëve në Shqipëri është një kapitull i errët në librin e korrupsionit. Me kaq përfundon!

Hetimet e SPAK zhvilluan me ndjeshmëri për të rrëzuar një zinxhir të korruptuar në tri qytete kyçe: Tiranë, Fier dhe Elbasan. Rezultati? Një ministër, një zv. kryeministër dhe një sekretar i përgjithshëm u dënuan për shkelje të rënda.

Kjo histori sjell në vëmendje skena të ngjashme në vendet e tjera ballkanike, ku projektet publike janë përdorur si mbulesë për korrupsionin.

Përpjekjet për të shpëtuar nga përgjegjësia kanë ngjallur dyshimet ndaj lidhjeve biznes-politike.

Dosja e inceneratorëve reflekton skenarë të njëjtë me raste të tjera në rajon, ku politikanë dhe biznesmenë përdorin pushtetin e tyre për përfitime personale.

Kjo ngjarje shënon një pikë kritike në betejën kundër korrupsionit në Shqipëri, duke shfaqur se askush nuk është i padëshiruar nga drejtësia dhe se çdo zbulim ka pasojat e veta në rrugën drejt transparencës dhe përgjegjësisë.

Por, ngjarjet paralajmërojnë për një fazë më të errët, ku lidhjet biznes-politike do të dalin në sipërfaqe. Janar-Mars do të jetë koha e largimit nga vëmendja të emrave politikë dhe në zyrat e SPAK do të preken emrat e sistemit paralel politik në Shqipëri – që janë bizneset.

Korrupsioni në Shqipëri reflektohet në ngjashmërinë me skenarin e vendeve të tjera të Ballkanit. Nëpër rrugët e historisë, Serbia, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova kanë përjetuar shfaqje të ngjashme të pasigurisë së institucioneve dhe ndërveprimeve të dyshimta biznes-politikë.

Zinxhiri i korrupsionit në vendin tonë, që fillon në vitin 2001, ka paralele me zhvillimet në Serbi pas Luftës së Bosnjës. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, periudha pas pavarësisë solli një shkallë të lartë të korrupsionit dhe mungesës së transparentësisë.

Kosova, e dëmtuar nga pasojat e luftës, ka përjetuar sfida të ngjashme me një sistemi të korruptuar dhe lidhje të dyshimta biznes-politikë.

Korrupsioni në Shqipëri ka qenë i amnistuar nga politika dhe sistemi i drejtësisë. Tani nuk ka më falje. Të gjithë të ekspozuarit duhet të frikësohen. Dhe ata seriozisht…

Në këtë kontekst ballkanik, historia e korrupsionit në Shqipëri bëhet pjesë e një ngjarje të përbashkët rajonale. Marshi që vjen do të shpërthejë një bombë të heshtur, duke rrëzuar maskat dhe duke shfaqur thellësinë e një problemi që ka prekur shumë vende në këtë pjesë të Ballkanit.

Koha e heshtjes dhe ndikimit ka prekur fundin.

Todd Robinson kërkon drejtësi dhe ngjarje nga Dumani. Ai duhet të ndajë epokën e heshtjes së drejtësisë nga epoka e drejtësisë së munguar.

Frika dhe drejtësia do të ecin bashkë pas datës 1 Janar.

Gëzuar festat.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH