1

Edi Reja konfirmohet trajner i kombëtares

               Publikuar në : 16:36 - 20/11/21 liberale

Fushata e kualifikueseve të Botërorit ishte e suksesshme, por e pafat për presidentin e federatës Armand Duka, i cili në një konferencë për shtyp, vlerësoi rekordin e pikëve të grumbulluara nga përfaqësuesja dhe mbi të gjitha fjalët e tij konfirmuan për të gjithë opinionin se Duka dhe FSHF do të vazhdojnë bashkëpunimin me Edi Rejan dhe stafin e tij.

Shqipëria tashmë do të ketë objektiv rikthimin në finalet e Europianit dhe Duka mendon se ekipi dhe lojtarët e talentuar i kanë të gjitha mundësitë.

Lajmet për një krisje të trajnerit Reja me sulmuesin Armando Broja, si pasojë e mungesës së tij në fushën e Wembley, Duka i konsideroi thashetheme dhe nuk hezitoi të japë vlerësimin e tij për lojtarin.

Presidenti Duka shprehu vlerësime edhe për futbollistë të tjerë të ekipit shpresa që sipas tij janë të gatshëm të bëhen pjesë e kombëtares A.

 

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back