Aktualitet

Edi Rama tribut për Adem Jasharin: Iku nga kjo botë duke e lënë trupin e pajetë si monument

Shkruar nga Liberale
Edi Rama tribut për Adem Jasharin: Iku nga kjo botë duke e

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë përkon edhe me ditëlindjen e Adem Jasharit, prandaj në këtë ditë nuk kanë munguar tributet për këtë figurë të lavdishme të kombit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama shkruan se Jashari erdhi dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin e pajetë si një monument.

"68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë m'u në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit#LAVDI", shkruan Rama.

Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit.

Për 3 ditë me radhë, 5, 6 dhe 7 mars 1998, banesa e Jasharëve, brenda së cilës ndodheshin pothuajse tërë familjarët, u rrethua dhe u bombardua nga forcat serbe.

Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH