Aktualitet

Edi Rama për Brukselin: Duhet të bëjmë hapa të tjerë

Shkruar nga Liberale
Edi Rama për Brukselin: Duhet të bëjmë hapa të

Në intervistën e dhënë për televizionin spanjoll RTVE, Kryeministri Edi Rama ka diskutuar për shumë ҫështje ku ndër to ishte edhe perceptimi i Shqipërisë dhe rajonit në tërësi nga vende të Bashkimit Europian. Ai foli për faktin se si Spanja nga një vend më të kaluar të errët u shndërrua në një shembull të shkëlqyer për të tjerët.

Rama vlerësoi dhe kërkesën e Presidentit spanjoll Pedro Sánchez që Spanja të jetë më e pranishme në rajon ku Kryeministri ynë foli dhe për marrëdhëniet me Bashkimin Europian ku tha se duhet të bëjmë hapa të tjerë  dhe të fillojmë negociatat formale. Ai tha se tashmë nuk është më ҫështja se ҫfarë po bën Shqipëria por se si Brukseli ka vendosur të punoj me ne dhe të tjerët në rajon.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Jam mirë dhe ndihem mirë pasi besoj se ka një potencial të madh në marrëdhëniet tona dypalëshe. Kam një admirim të madh për atë që spanja ka arritur, si një model që duhet ndjekur. Praktikisht për mënyrën se si një vend me një të kaluar aq të errët dhe të shndërrohet në një shembull të shkëlqyer për të tjerët. Dhe , nga ana tjetër do të doja të vija në dukje faktin se Kryeministri Sanchez, që në të shkuarën i ka njohur nga afër periudhën e tmerrshme të historisë së luftës dhe konflikteve në rajonin tonë dhe ka atë ndjeshmërinë për ta mbështetur ndryshimin.

Në fakt, ai kërkon që Spanja të jetë më e pranishme në rajon dhe ky është një lajm i mirë për ne.

Gazetari i RTVE: Çfarë hapash po hedh Shqipëria për t’ju përshtatur kërkesave të Brukselit ?

Edi Rama: Mund të them se nuk është më ҫeshtja se cfarë ne po bëjmë, por se si kanë vendosur të punojnë me ne dhe te tjerët në rajon.

Gazetari i RTVE: Ndoshta duhet të zhvishemi nga disa perceptime negative që kemi lidhur me atë zonë të Europës.

Edi Rama: Natyrisht që ne jemi vende që kemi akoma për të bërë për të përmbushur të gjitha kushtet për të qënë anëtarë të Bashkimit Europian. Por e meritojmë të hedhim tashmë hapa të tjere përpara dhe të fillojmë negociata formale. Perceptimet kane të bëjnë me të kaluarën, me një komunikim që nuk është i rrjedhshëm. Por mund t’ju them se tashmë po e thotë e gjithë bota dhe një numer i madh turistësh spanjoll qe na vizitojnë se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet dhe asaj që është reale. Natyrisht ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara me reformat tona për modernizim, me përmirësimin e qendrueshëm të ekonomisë dhe shoqërive tona, me fuqizimin institucional dhe në fund të fundit, të shkojmë drejt një mjedisi më të mirë ekonomik dhe social por siҫ e thashë këto janë sfidat dhe ne jemi në gjysmë të rrugës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH