Aktualitet

Edi Rama: Merkel me mori vetë në telefon, çfarë më tha

Shkruar nga Liberale
Edi Rama: Merkel me mori vetë në telefon, çfarë më

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në bisedë, Rama tha se kanë folur për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Këtë të enjte në emisionin Opinion, shefi i qeverisë tregoi disa detaje.

Edi Rama: Më mori kancelarja sot në telefon, nuk e morra unë. Kam telefonata me të gjithë…

Blendi Fevziu: Nuk kishte punë tjetër ajo sot, të rrijë 45 minuta në telefon?

Edi Rama: Nëse ti do të më fyesh, të thuash që ajo nuk kish punë tjetër, i bie që unë s’kam punë tjetër e të flas më ty… Dhe për çfarë flet, flet për si ndodhi, pse ndodhi dhe çfarë duhet të bëjmë bashkërisht që kjo që ndodhi të riparohet duke bërë gjënë e duhur. Sipas kancelares duhen hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja e Gjermanisë merr ne telefon sepse është një person që është shumë i përfshirë në këtë proces. Si e shpjegon këtë që Gjermani e angazhuar, e rakorduar me ne për të ndërtuar një proces komunikimi me vendet që janë skeptike./ Opinion.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH