Aktualitet

Edi Rama feston ditëlindjen, SHBA Ditën e Pavarësinë

Shkruar nga Liberale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditën e sotme, më 4 korrik, feston ditëlindjen.

Rama feston 58-vjetorin e lindjes.

Edi Rama lindi në 4 korrik në Tiranë, ndërsa ditën e sotme ai e ka nisur me një urim tjetër.

Rama ka uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë.

“MIRËMËNGJES, dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi kryeministri në mesazhin e tij të zakonshëm çdo mëngjes.

Kryeministri shqiptar karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

Viti 2011 solli edhe humbjen e zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës, ku Lulzim Basha i PD i mori postin e kryebashkiakut të Tiranës me një diferencë të vogël votash.

Duhej të vinte viti 2013 që Edi Rama të zgjidhej kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 ai mori edhe mandatin e tretë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH