Aktualitet

Edi Rama: Do heqim tarifat doganore me Kosovën

Shkruar nga Liberale
Edi Rama: Do heqim tarifat doganore me Kosovën

Është e pakuptimtë që tregtimin në Ballkanin e Hapur ta kemi pa tarifa doganore e jo edhe me Kosovën, ka thënë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një vizite në një fabrikë të miellit në Kosovë.

Rama premtoi se do të heq tarifat doganore për produktet bujqësore me Kosovën, dhe kërkoi të njëjtën gjë nga autoritetet kosovare, ndonëse tha se e mirëkupton nevojën e kësaj të fundes për të bërë analizë më të gjatë për këtë çështje.

“Do t’i heqim tarifat për të gjithë çfarë do vijë nga Kosova. Përjashto ato të skanimit që janë trashëguar dhe nuk lëvizin, por në të gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë tarifa për ata që do të eksportojnë prej Kosove në Shqipëri”, tha Rama para gazetarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH