Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi dje një urdhër arresti ndërkombëtar për Vladimir Putin. Presidenti rus, së bashku me komisioneren ruse për të drejtat e fëmijëve Maria Alekseyevna Lvova-Belova, nuk do të jenë në gjendje të shkelin në 123 vendet që i përmbahen Statutit të Romës, traktatit ndërkombëtar që themeloi ICC. Këto shtete nuk përfshijnë Rusinë, siç ishte e lehtë të imagjinohej, por edhe Shtetet e Bashkuara, të cilat e nënshkruan traktatin pa e ratifikuar.
Një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës vendosi që të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Vladimir Putin, i akuzuar në krimet e lufte, Rusia ka ndërmarrë një ofensivë të re në Ukrainë.
Forca ajrore ukrainase bënë me dije Rusia ka kryer 16 sulme me dronë në orët e para të 18 marsit dhe se 11 dronë janë rrëzuar nga mbrojtja kundër-ajrore.
Në mesin e zonave të shënjestruara ka qenë kryeqyteti, Kievi dhe rajoni perëndimor i Lviv.
Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar të gjithë dronët që janë nisur drejt kryeqytetit ukrainas.
Ndërkohë që Maksym Kozytskiy, guvernatori i rajonit të Lvivit, tha se qyetti ishte shenjestër e 6 dronëve rusë, tre prej të cilëve janë rrëzuar.
Lista e shteteve palë është shumë e gjerë, ajo përfshin fuqitë kryesore evropiane (Itali, Francë, Gjermani, Spanjë), por edhe vende të shumta nga Amerika, Afrika, Azia dhe Oqeania. Ukraina, nga ana tjetër, edhe pse e ka nënshkruar Statutin e Romës, ende nuk e ka ratifikuar atë. Ndër vendet që nuk janë anëtarësuar kurrë, dallohen Kina, India dhe Arabia Saudite. Lista e Shteteve Palë, ato në të cilat urdhër-arresti ndërkombëtar kundër Putinit është i vlefshëm, përfshin edhe Shqipërinë.