Aktualitet

“Edhe pse në burg, vrasësi shqiptar hap LIVE në TikTok dhe flirton me vajza”

Shkruar nga Liberale
“Edhe pse në burg, vrasësi shqiptar hap LIVE në TikTok dhe

Një shtetas shqiptar i dënuar për vrajse në Mbretërinë e Bashkuar, hap video live nga qelia e tij e burgut, flirton me vajza dhe luan lojëra online në TikTok.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, 32 vjeç, hap video live çdo ditë gjatë javëve të fundit. Madje në njërën prej tyre, me mburrje ai ka treguar se celularin ia kanë dërguar me dron në burgun e Mançester dhe ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Gjithashtu ai tha se se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të 'blinte një tjetër' duke shtuar se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, ndërsa secili ka kushtuar nga 2000£.

Merizaj, i cili përdor pseudonimin 'Babale' nëpërmjet TikTok ai bën “ndeshje” ku edhe fiton para. Ai është mik me një tjetër vrasës shqiptar që vuan dënimin e përjetshëm në Greqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH