Aktualitet

Edhe pak ditë dhe hapet sezoni turistik, por shihni ç'ndodh në Durrës

Shkruar nga Liberale
Edhe pak ditë dhe hapet sezoni turistik, por shihni ç'ndodh

"RTV Ora" ka bërë publik skandalin me menaxhimin e mbetjeve urbane në Durrës, ndërsa thotë se fillimi i punimeve për ekoparkun në në ish-landfillin e Porto Romanos ka krijuar kolaps me menaxhimin.

Mbetjet urbane të Durrësit ishte parashikuar të dërgoheshin në landfillin e Tiranës, por ky plan deri tani nuk po zbatohet dhe për pasojë Durrës është krijuar situata siç shihet në foto.

Sipas "RTV Ora" drejtuesit lokalë kanë tentuar të dërgojnë mbetjet në Sukth e Manzë, por banorët janë ngritur në protestë dhe nuk i kanë lejuar e për pasojë kamionet kanë mbetur të ngarkuar.

Kjo situatë ka bërë që kazanët e mbetjeve urbane në Durrës të mbeten pa pastruar, një ogur i keq ky ndërsa ka nisur sezoni turistik.

Burimi: RTV Ora

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=QMh03WqZS6E&feature=emb_logo

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH