Aktualitet

“Edhe në SHBA fiken dritat”, PD- Ramës: Je përgjegjës për dështimin

               Publikuar në : 21:32 - 15/02/21 liberale

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, se e njëjta situatë e krijuar në Shqipëri për shkak të reshjeve, ka ndodhur kudo në Evropë, por edhe në SHBA.

Në reagimin e saj PD thotë se Rama është i vemti përgjegjës për dështimin e Shqipërisë, ndërsa shton se përpjekjet për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë.

“Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë. Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim. Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur”, thotë PD.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back