Aktualitet

E zuri korrenti, humb jetën 55-vjeçari

Shkruar nga Liberale
E zuri korrenti, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth të Durrësit, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën nga korrenti.

Policia njofton se ka humbur jetën shtetasi A. Ç., pasi ka rënë në kontakt me telat elektrik, teksa ka qenë duke peshkuar në lumin Erzen.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH