Një lojë mes shokësh dhe shoqesh të një klase alarmoi policinë e kryeqytetit pasditen e sotme, pasi dyshohej për rrëmbimin e një 13 vjeçareje me inicialet S.B.
Një fakt të tillë e pohuan drejtori i policisë kriminale Tonin Voca dhe drejtori i policisë së Tiranë Rebani Jaupaj.
Tonin Vocaj: Vajza është gjetur dhe është në duart e policisë. Më shumë se rrëmbim është një ngatërresë dhe lojë e bërë nga shokët dhe shoqet e klasës. Do ti pyesim dhe do të kemi komunikim të mëvonshëm me mediat.
Rebani Jaupaj: Nuk ka pasur asnjë rrëmbim, një grup shokësh dhe shoqesh që kanë shkuar në një lokal për të pirë pije freskuese.Vajza është në gjendje shumë të mirë.