Art & Kulturë

E vutë re shqiponjën në perfomancën e Jonida Maliqit?

               Publikuar në : 22:52 - 16/05/19 Liberale

Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi performoi sonte në skenën e Tel Aviv këngën “Ktheju tokës”.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të zi, ndërsa gjatë performancës e shoqëruan disa kërcimtarë. Jonida nuk harroi të tregonte simbolin e shqiponjës.

Pjesë e skenografisë ishte dhe shqiponja e zezë, e cila u shfaq në ekranin e skenës. Pasi këndoi këngën “Ktheju Tokës” në gjuhën shqipe, pati reagime shumë pozitive nga publiku, të cilët e vlerësuan me duatrokitje dhe brohoritje.

Nuk mungoi falenderimi i këngëtares shqiptare Jonida Maliqi në gjuhën angleze, shqiptare dhe hebraishte.

Të gjitha performancat kanë përfunduar dhe kanë nisur votat e jurisë dhe votimi i publikut. Mbetet për tu parë nëse Shqipëria do arrijë në finalen e 18 majit. Cdo njeri që ndodhet jashtë vendit mund ta votojë me kodin #ALB./OraNews

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *