Arte

Ndahet nga jeta ish-ministri i periudhës së komunizmit

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta ish-ministri i periudhës së komunizmit

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare Llambi Gegprifti, ish-ministër dhe ish-kandidati i Byrosë Politike të Partisë së Punës.

Gegprifti ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste si zëvendës ministër i Mbrojtjes dhe më pas ministër i i Industrisë dhe Minierave në qeverinë e parë të kryeministrit Adil Çarçani.

Në Shqipërinë post-komuniste, Gegprifti u dënua me 20 vite burg për aktivitetin e tyre gjatë diktaturës.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë me dije vazja, Sonila Qato.

“Llambi Gegprifti! Lamtumirë babi ynë i shtrenjtë! Në këtë ditë të bukur fillim maji ti mbylle sytë përgjithnjë, duke na hidhëruar zemrën, për të qenë i pavdekshëm për ne vajzat e tua, mamin, niperit e mbesat. Na ke lënë pas pasurinë më të madhe, jetën tende të ndershme, emrin tënd që na ka bere gjithnjë të ndihemi krenare! Lamtumirë babi ynë i shtrenjtë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet ditën e martë në orën 13:00 në varrezat e Sharrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH