Globi

E trishtë! Familjarët prisnin diplomimin e tij, studenti i juridikut vret veten

Shkruar nga Liberale

Diploma në drejtësi, e shumëpritur në familje. Ai u kishte thënë të gjithëve, të afërmve dhe miqve se kishte përfunduar studimet dhe se të premten më 7 tetor do të diplomohej për Drejtësi. Për të marrë pjesë në diskutimin e tezës dhe për të festuar diplomimin, të premten në mëngjes, prindërit kishin mbërritur në Bolonja nga Abruzzo. Dhe, në vend të kësaj, u përballën me tragjedinë. Prokurori gjithsesi ka urdhëruar një autopsi në ditët në vijim e cila do të përcaktojë me siguri shkakun e vdekjes.

Përpara gjithë stresit dhe emocioneve ngaqë kishte gënjyer familjen dhe të afërmit dyshohet se 23-vjeçar nga Pescara nuk do të mbante dot peshën e tyre dhe do të merrte vendimin për të kryer aktin ekstrem. Trupi i tij i pajetë u gjet në lumin Reno, nën Pontelungo, në Bolonja.

Një dramë e frikshme, me familjen gati për festën e diplomimit, tashmë e shkatërruar nga pikëllimi përballë vdekjes së papritur dhe të papranueshme të një studenteje të re universitare, plot ëndrra dhe të ardhme para.

Kufoma u gjet nga disa punëtorë të një kantieri ndërtimi. Në urën, e cila është një nga rrugët kryesore të komunikimit të qytetit, po punohet për rikustroksion dhe kur u gjet trupi, menjëherë ndërhynë policia, mjekësia ligjore, zjarrfikësja dhe ambulanca e 118, por për djalin nuk kishte asnjë asgjë më shumë për të bërë.

Më 9 tetor të një viti më parë, gjithashtu në Bolonja, humbi jetën një student tjetër 29-vjeçar nga Abruzzo, i cili vrau veten duke u hedhur nga ura në via Stalingrado. I riu u regjistrua në Ekonomi në kampusin e Forlit dhe ai gjithashtu kishte ftuar prindërit nga Pescara në mbrojtjen e tezës, por në realitet kishte dhënë shumë pak provime. Fillimisht dërgimi i mesazheve për disa miq, më pas gjesti ekstrem. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH