Aktualitet

E tradhton fytyra sa pa policinë, 38 vjeçari arrestohet me armë

Shkruar nga Liberale
E tradhton fytyra sa pa policinë, 38 vjeçari arrestohet me armë

Një 38-vjeçar, që e kishte mbushur bagazhin e mjetit të tij luksoz me armë, drogë, para, bllokues valësh celulari, por edhe me një sasi prej mbi 2.7 milionë lekësh të rinj, mbase s’do ishte zbuluar kurrë nëse s’do i ishte frikësuar prezencës së një makine Policie në rrugë.

Mjete të tilla, si një “Mercedes S Class”, që të ngjajnë me ato zyrtare, nuk ndodh shpesh që të ndalohen për kontroll rutinë, të paktën jo pa pasur ndonjë sinjalizim paraprak. Por lëvizjet e dyshimta e të shpërqendruara të drejtuesit të mjetit u kanë tërhequr vëmendjen shërbimeve të Policisë, që nuk kanë ngurruar t’i vihen pas.

Forcat e Posaçme “Shigjetat” e kanë ndjekur makinën luksoze, që drejtohej nga Bledi Haka, deri në afërsi të Liqenit të Thatë, aty ku ai më pas është bindur që të ndalojë.

Nga verifikimi paraprak nuk rezultoi person me precedentë penalë, por si person që kishte mbetur i plagosur në një ngjarje të 8 viteve më parë në Tiranë, në zonën e “Porcelanit”./Panorama/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH