Aktualitet

E spiunojnë për armë, në kërkim biznesmeni francez

Shkruar nga Liberale
E spiunojnë për armë, në kërkim biznesmeni francez

Një biznesmen francez është shpallur në kërkim nga Policia e Këlcyrës, pasi në banesën e tij i është gjetur një armë zjarri pa lejë. Arma u gjet në fermën e biznesmenit në fshatin Ballaban të Këlcyrës.

Sipas burimeve gjithçka lindi pas një raportimi në polici se shtetasi francez Maxhid A., 58 vjeç mban armë në banesë dhe pas kontrollit iu gjet një e tillë pa leje.

Kjo ka bërë që policia të vërë në pranga bashkëjetuesen e tij shqiptare Elona B., 38 vjeç për akuzën "Moskallëzim krimi", ndërsa ka shpallur në kërkim biznesmenin e huaj, i cili në momentin e kontrollit nga policia nuk ndodhej në banesë. Në cilësinë e provës material u sekuestrua arma e zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH