Globi

E shtyn të dashurën nga shkallët dhe i thyen hundën: Do të të vras! Më pas sulmon policët, arrestohet 36-vjeçari

Shkruar nga Liberale
E shtyn të dashurën nga shkallët dhe i thyen hundën: Do

E fyer, e rrahur dhe e kërcënuar me thikë. “Do të vras, nuk do të arrish nesër”, i shoshte partneri i saj, ngjarje e ndodhur në kryeqytetin italian, Romë, raportuar nga mediat vendase. Tërbimi i partnerit të saj nuk u shua as kur mbërritën policët. Përkundrazi: kur pa uniformat e policisë, ai e ktheu tërbimin kundër tyre.

Përshkallëzimi i dhunës përfundoi vetëm kur ai u prangos dhe u arrestua për plagosje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Nga ana tjetër, viktima, e cila prej vitesh dhunohej nga i dashuri i saj, u transportua në spital me kod të kuq ku prognoza ishte 30 ditë. Mjekët kanë konstatuar thyerje të septumit të hundës dhe një traumë në regjionin e syrit. Mirëpo i dashuri, 36-vjeçari me origjinë nga Peruja, u arrestua dhe pritet të dalë në gjyq.

"Pu...a do të të vras, nuk do të arrish nesër" bërtiste ai ndërsa nxori një thikë nga kuzhina. Kështu alarmi ra në mes të natës në banesën ku jetonte çifti. Sherri që shpërtheu për arsye të kota degjeneroi menjëherë në dhunë. Fqinjët që u alarmuan nga britmat dhe zhurmat e forta njoftuan policinë. Kur efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje, debati i furishëm vazhdonte ende. Burri hapi derën, e kapi partneren e tij, duke e hedhur poshtë nga shkallët. Pastaj u hodh mbi të, ndërsa duke e goditur me grushte dhe shkelma. Madje edhe ndaj policëve që u përpoqën ta largojnë.

Kanë qenë momente tensioni të lartë derisa policët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë. Në tentativë për ta bllokuar, u plagosën edhe efektivët.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH